“ARRESTOHET” G Bani: Kapet me lëndë narkotike në Angli: Ja sa kg iu gjetën në makinë

Së fundmi, i ftuar në emisionin “Glamour Zone” në “Ora News” ka qenë këngëtari i njohur G Bani, i cili është bërë i famshëm për publikun me disa bashkëpunime të suksesshme, ku ndër to ishte dhe “Të Dua”, me Crazy Girl.

Gjatë bisedës së tij përballë moderatores Ester Bylyku, ai është shprehur se ka pasur disa probleme serioze me drejtësinë e shtetit Anglez.

PJESË NGA BISEDA

Ester Bylyku: Kur ka qenë hera e fundit që të kanë arrestuar?

G Bani: Në 2021–in më arrestuan në Angli. Po shkoja për të xhiruar një videoklip, dhe kisha një sasi të konsiderueshme narkotik të klasit B, kisha 2 kilogramë kanabis sativa në makinë. U bë gjyq dhe më dënuan. U bë e madhe, sepse ishte diçka serioze.

Ora News