Arrestohet i dashuri i gazetares shqiptare, kush ishte “Zoti i drogës” në Itali

Prej kohësh moderatorja seksi e emisione sportive, Viola Spiro flitet se është në një lidhje me një djalë shumë të pasur, i cili i mundësonte udhëtime të shpeshta në të gjithë botën. Dukej se Viola e mbante me rigorozitet të fshehur identitetin e të dashurit të saj pasanik, dhe me sa duket për një arsye mjaft të fortë. Asgjë nuk dihej për këtë djalë nga mediat përveç ndonjë fotoje të rrallë të publikuar. Ekskluzivisht për ju, JOQ.al ju sjell identitetin e këtij djali. Ai quhet Valentin Selaj dhe rezulton të jetë as më shumë e as më pak por një bos i vërtetë kokaine. Por për fatin e keq të Violës ai është arrestuar nga policia vetëm pak ditë më parë.Në një shkrim të bërë nga gazeta italiane La Nazione, thuhet se Valentin Selaj ishte “Zoti i drogës” dhe kreu i një bande mjaft të fuqishme ndërkombëtare që sillte kokainë nga Amerika në Firenze nëpërmjet Hollandës. Por jo vetëm kaq, banda merrej edhe me prostitucion dhe dhunë sipas gazetës italiane. Gjatë arrestimit, rapotohet se bandës i janë sekuestruar miliona euro dhe qindra kile kokainë dhe drogëra të tjera. Raportohet se vetëm në një javë ata qarkullonin 10 kile kokainë vetëm brenda qytetit të Firenzes. Ishte pikërisht kjo gazetë e cila ndër të tjera ka nxjerrë edhe lajmin se e dashura seksi e bosit të kokainës ishte as më shumë e as më pak por vetë bukuroshja e ekraneve shqiptare, Viola Spiro./JOQ.al