Arrestohet aktori i njohur i “Game of Thrones”, akuzohet për biseda seksuale me një të mitur

Panorama PlusAktori i “Game of Thrones”, Joseph Gatt, është arrestuar pasi dyshohet se ka pasur biseda seksuale në internet me një të mitur në një shtet tjetër.

Aktori 50-vjeçar britanik u arrestua me një urdhër kontrolli në shtëpinë e tij në Los Angeles , Kaliforni më 6 prill, raporton TMZ . Burimet e LAPD-së thanë se Gatt u arrestua me një urdhër të pazgjidhur krimi për ‘kontakt me një të mitur dhe për një vepër seksuale’.
Divizioni i të Miturve i LAPD-së, Task Forca për Krimet e Internetit kundër Fëmijëve (ICAC), tani po kërkon të identifikojë ndonjë viktimë tjetër pas arrestimit.

Ai u lirua me kusht duke paguar 5000 dollarë në të njëjtën që u arrestua.

Gatt ka luajtur rolin e Thenn Warg në serialin e famshëm të HBO. Përveç “Game of Thrones”, Gatt ka luajtur në filma të mëdhenj, duke përfshirë xhirimin e Disney-t, “Dumbo”, “Stark Trek Into Darkness” dhe “Thor”.

Gatt, i cili u diagnostikua me alopecia që në moshën 12-vjeçare, thuhet se banon në Los Angeles me të dashurën e tij Mercy Malick. Ai e filloi karrierën e tij të aktrimit me një paraqitje në dramën e policisë britanike The Bill në 1999.