Arrestohet Agim Drishti, grabiti dhe rrëmbeu një 18-vjeçar në Tiranë!

Policia e Tiranës arrestoi sot Arnold Arapaj dhe Agim Drishti pasi në bashkëpunim edhe me R.A kanë grabitur dhe mbajtur peng një 18-vjeçar te Unaza e Re.

Sipas policisë ngjarja ndodhi një ditë më parë në rrugën “Loni Ligori” në Unazë të Re, ku 2 të arrestuarit dhe 33-vjeçari i shpallur në kërkim i kanë vjedhur me dhunë varësen e floririt dhe celularin, një 18-vjeçari.

Pasi e kanë grabitur, ata e kanë marrë atë me forcë në automjetin e tyre, duke i hequr lirinë për disa orë./K.C/dritare.net