Arrestohen në Rumani vëllezërit Andrew dhe Tristan Tate
Dy vëllezërit britanikë, Andrew dhe Tristan Tate u arrestuan këtë të enjten me akuzën e rrëmbimit të dy vajzave. Milionerët e njohur janë ndaluar për 24 orë, sipas njoftimeve të agjencive rumune.
Në emër të të dyve është hapur një dosje hetimesh për trafikimin e qenieve njerëzore nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Terrorizmit në Rumani (DIICOT). Tristan dhe Andrew Tate u dërguan në selinë e DIICOT si të dyshuar për formimin e një grupi të organizuar kriminal që përdorte vajza për video të rriturish.
Sipas mediave, autoritetet kontrolluan edhe një ish-police, e dyshuar edhe ajo si e përfshirë në çështjen e trafikimit të qenieve njerëzore. Ajo u mor në pyetje së bashku me vëllezërit Tate.
Andrew Tate and Tristan Tate arrested in Romania
Në muajin prill, dy vajza të reja, njëra prej të cilave me nënshtetësi amerikane, u gjetën në një vilë në Voluntari nga policia dhe prokurorët. Vajzat pretenduan se ishin mbajtur me forcë nga dy vëllezërit britanikë. Më 11 prill, Tristan dhe Andrew Tate u morën në pyetje për 5 orë në DIICOT.
Më pas u liruan, por hetimet vazhduan. Tristan dhe Andrew Tate janë praktikues të kickboksit. Ata u transferuan në Rumani disa vite më parë. Milioneri Tristan Tate njihet si ish-kampion i kikboksit dhe ish i dashuri i Bianca Dragusanu.
Andrew, një ish-konkurrent i Big Brother ka pothuajse 3.5 milionë ndjekës në Twitter. Kohët e fundit ai u përfshi në një sherr në rrjetet sociale me aktivisten për klimën Greta Thunberg. Pasi u mburr për emetimet e karbonit të supermakinave të tij, Thunberg u përgjigj se Tate kishte “energji të vogël në pantallona”.
Postimi i saj mori gati 3 milionë “like”. Ai ka fituar famë të mëtejshme në internet për mjaft komente provokuese rreth grave. Disa organizatat e kanë akuzuar për “mizogjini ekstreme”.
©LAPSI.al