Arrestimi i mafiozit më të madh italian, Karamuço: Dyshonin se fshihej në Shqipëri

I kërkuar prej 30 vitesh, bosi italian i mafias Matteo Messina Denaro, u arrestua ditën e hënë nga karabinierët në një klinikë private në Palermo.

Ky arrestim ka bërë zhurmë kudo në botë, përfshirë edhe vendin tonë. Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në “ABC e Mëngjesit”, ka deklaruar se një nga shtetet që italianët dyshonin se bosi i mafias mund të jetë fshehur gjatë këtyre viteve është edhe Shqipëria. Ai theksoi se Denaro mund të ketë qenë me një tjetër identitet me familjet e pensionuara.

Sipas Karamuços, edhe përgjimi instivigativ italian e ka përmendur Shqipërinë si një strehë të mundshme të përkohshme të tij.

“Italianët kanë prerë bast gjatë gjithë këtyre viteve që ai do të ishte ose në Shqipëri, ose në Dubai ose në vendin e tyre. Janë kryer edhe kontrolle këtu, sepse ne kemi shumë familje italiane që pensionohen dhe ndonjë nga ato mund të ishte edhe ky vetë. Plus që përceptimi i fundit, ka qenë në një ishull grek afër Shqipërisë, ku ky kalonte pushimet se ka qenë kështu edhe tip don zhuani, romantik i madh me letra këmbimi që bënte krahas pushimeve. Atëherë është diskutuar që ky ka letra të rregullta por të një identiteti tjetër. Përgjimi instivigativ italian e ka përmendur Shqipërinë si një strehë të mundshme të përkohshme”, u shpreh ndër të tjera eksperti./abcnews.al