Arrestimi i Aleksandër Gjokës, Dashnor Diko i del në krah: Gëzuar Sandri… jetën do shijojmë me aq mundësi sa kemi

Dashnor Diko, këngëtari i njohur i viteve 90′-të në Shqipëri, ka reaguar pas arrestimit të këngëtarit Aleksandër Gjoka dhe lirimit të tij më pas nga policia.

Nw njw postim në rrjetin social Facebook, Diko ka shkruar se me përhapjen e këtij lajmi doli në pah fakti që ky vend ka marrë fund pasi sipas tij vlerësohen ato që merren me pisllëqe.

Në postimin e tij këngëtari kishte bashkangjitur edhe një foto me Alkesandër Gjokën duke pirë së bashku pas lirimit të tij duke uruar që ta shijojnë jetën me sa kanë mundësi pa i bërë keq askujt.

Postimi i plotë i Dashnor Dikos:

Në përgjithësi jeta e një Artisti ka një perceptim pak më ndryshe se e dikujt tjetri, por kjo sdo të thotë që ti je negativ në shoqëri deri aty sa që të bëhesh lajm, nuk dua të bëj avukatinë apo për të treguar se është miku im më i ngushtë, por lajmi duhet të marrë dritë dhe të jetë transparent për çdo njeri. Të jetë transparent dhe kur bën aksident një qeveritar dhe nuk tregohet se me kë femër ishte në makinë dhe kur kapet i afërmi i një ministri me një ton drogë dhe shteti ia mohon…prandaj nuk është se lajmi pati vlerë, por prapë këtu doli në pah se ky vend ka marrë fund dhe ska për tu bërë kurrë, këtu gjithmonë do vlerësohet ai që s’vlen dhe gjithmonë do mbrohet ai që merret me pisllëqe. Gëzuar Sandri…jetën do shijojmë me aq mundësi sa kemi dhe pa i bërë keqë kujt.

(M.Q/Faxweb.al)