Arratiset Noizy me Oriola Marashin, ja ç’bëjnë në shpellat sekrete të plazheve të Jugut

Prej kohësh flitet se reperi Noizy dhe modelja e sopranoja Oriola Marashi janë duke punuar për një bashkëpunim muzikor, projekt që ende nuk është publikuar. Por dihet që ata kalojnë shumë kohë bashkë si anëtarë të grupit “OTR”, dhe nuk është çudi që po i shohim të pushojnë bashkë në plazhet e Jugut të Shqipërisë, duke shpallur të hapur sezonin verotr për këtë vit. Si Noizy ashtu dhe Oriola kanë postuar në Instagram të njëjtën foto, ndërsa janë duke dalë nga deti dhe i drejtohen një prej shpellave sekrete, që janë të shumta në ato anë. Reperi i njohur ka ndarë me ndjekësit dhe një album fotosh të shkrepura në breg të detit, të cilave u ka vendosur diçiturën: “Jugu i Shqipërisë; Dhërmi, Jalë, Sarandë, Borsh. Fansat kanë komentuar dhe fizikun e tij super në formë dhe të palestruar, ku nuk mungojnë tatuazhet që e identifikojnë. /Story.al/