“Aromat dhe shijet nuk i ndiej”- Këngëtari i njohur shqiptar infektohet me COVID-19: Edhe bashkëshortja ka të njëjtat simptoma, shpresojmë që …

Këngëtari i njohur Ylli Valla është infektuar me COVID-19. Pjesëtari i grupit të famshëm muzikor “Aurora” tha se është izoluar prej gati një jave së bashku me familjarët e tij.

Ylli Valla tregoi simptomat duke thënë se nuk kishte ethe dhe temperaturë por kollitje si edhe nuk ndjen shijet e aromat.

“Jam izoluar së bashku me familjen time. Kam gati 1 javë i izoluar por jam mirë me shëndet. Nuk kam pasur ethe dhe temperaturë. Kam pasur kollitje dhe djersitje më shumë. Aromat dhe shijen ende nuk i ndjej fare. Ushqehem por nuk ndjej as shije dhe as aromë. Është e çuditshme dhe shpresoj të më kthehen,”– tha ai në një lidhje në Skype me emisionin “Vizioni i pasdites”.

Këngëtari u shpreh se edhe bashkëshortja e tij ka të njëjtat simptoma por nuk e ka bërë testin e COVID.

“Pjesëtarët e tjerë të familjes nuk e kanë bërë testin për shkak të numrit të madh të të infektuarve që janë tani në Kosovë, nuk ka mundësi për të bërë teste. Anëtarët e tjerë të familjes janë vetëizoluar. Të njëjtat simptoma ka edhe bashkëshortja dhe shpresoj të na kalojnë,”– tregoi Ylli Valla.

Ndërsa rrëfeu se nuk ka dijeni se ku mund të jetë infektuar me COVID-19.

“Për shkak të zbatimit të masave lehtësuese në Kosovë ka pasur edhe lëvizje të shumta të njerëzve, në bare, kafe e vende të tjera publike. Është e vështirë të dihet se nga ka ardhur infeksioni,”– tha ai.

/Panoramaplus.al