Armina sqaron dyshimin e disave që mendojnë se mes saj dhe Shkëlzenit ka krizë

Shkëlzeni dhe Armina kanë qenë gjithmonë një çift që e kuriozon publikun. Edhe kur kërkon që t’i drejtojnë pyetje, Armina nuk i shpëton dot atyre për Shkëlzenin, madje për dy ka dhënë përgjigje. Dikush dyshon se çifti qenka në krizë sepse nuk kanë publikuar më foto bashkë dhe bloggerja ka shpjeguar që nuk ka distancim mes tyre. “Jo aspak. Kaloj shumicën e kohës me të, thjesht nuk preferoj të ndaj gjërat private”, pranon Armina.

Më tej ajo ka treguar dhe tiparet që i pëlqejnë më shumë tek Shkëlzeni duke nisur nga bisedat me të për gjithçka, e deri tek fakti që ai është shumë i dashur dhe i kulturuar. Epo nga çifti nuk paskemi të reja, vetëm lumturinë dhe mirëkuptimin që kanë pasur përherë, por së fundmi shumë më larg vëmendjes mediatike./revistawho.com