Armina Mevlani jep këshilla si të keni një gjoks të bukur: mjafton pak akull!
Armina Mevlani ndan shpesh këshilla bukurie me ndjekësit, ashtu sikurse Instagrami i saj është i orientuar më shumë drejt modës dhe stilit. Duke qenë se së fundmi blogerja ka humbur disa kilogramë, ndjekësit janë jo pak të interesuar lidhur me këtë temë.
Ndonëse Armina ka treguar se si e ka arritur peshën ideale, një përdorues në rrjet e ka pyetur: “Si ka mundësi që gjoksi nuk ka pësuar ndonjë rënie pavarësisht se ke humbur kilogramë?” Blogerja ka surprizuar jo pak me përgjigjen, pasi ka treguar: “…përdor serum, e mbaj me akull dhe bëj ushtrime”. Duke qenë se metoda e mbajtjes me akull ndoshta nuk është ndër më të zakonshmet, një tjetër ndjekëse i ka sugjeruar Arminës të tregojë më shumë detaje lidhur me këtë zgjedhje.
“Do të bëj një postim të shpjegoj këto ditë! Më ndiqni sepse ndihmon shumë”, ka shkruar Armina. (Ok, e pranojmë që këtë herë jemi vërtetë sy e veshë për të mësuar diçka më tepër!) Një kërkim i thjeshtë në Google e sugjeron këtë si metodë për ruajtjen e tonifikimit të gjoksit, megjithatë blogerja duket se do të zbulojë më shumë detaje nga procesi. Po presim…
News31.al