Armina Mevlani feston ditëlindjen, ka disa fjalë për t’i thënë vetes

Sot është një ditë mjaft e veçantë për Armina Mevlanin, pasi bloggerja feston 29-vjetorin e lindjes. Ajo e ka kaluar këtë ditë mes urimesh të shumta dhe tufa lulesh nga më të bukurat. Ndërsa vetë Armina ka zgjedhur t’i dedikojë disa fjalë vetes, ku shprehet mjaft mirënjohëse dhe e bekuar për dashurinë që e rrethon dhe jetën e saj.

“Binjakë nga të dyja anët! 6 qershori është datë e veçantë që Zoti vendosi të më sillte në këtë botë dhe më dha mundësinë të bëja këtë jetë. Falënderoj Zotin për jetën time, gjithashtu falënderoj të gjithë njerëzit që më bëjnë të ndihem kaq e veçantë jo vetëm në ditëlindjen time, por edhe në jetën time të përditshme. Mund të them që ndihem e bekuar çdo ditë! Faleminderit, Faleminderit, Faleminderit”, shkruan Armina.