Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha flasin më në fund pas thashethemeve se janë ndarë
Mjaftoi një foto në ‘Instagram-in’ e Armina Mevlanit për të ngritur dyshime se bloggerja i kishte dhënë fund marrëdhënies së saj me Shkëlzen Berishën. Armina kishte postuar në ‘Instastory’ foton e një bluze në të cilën shkruhej: “Unë. E vështirë për t’u gjetur. E vështirë për t’u harruar” dhe menjëherë u përhapën fjalë për ndarje.
Bloggerja dhe partneri i saj nuk i kanë pritur mirë të tilla lajme, ndaj kanë vendosur të reagojnë menjëherë. Ata kanë publikuar në profilet e tyre në rrjete sociale foto përkrah njëri-tjetrit, në të cilat duken të dashuruar dhe të lumtur si çdo herë tjetër.
“Për ‘dashamirësit’”, ka shkruar Shkëlzeni me ironi në një foto me Arminën, e cila është shkëputur nga pushimet e tyre të përbashkëta.
Ata të dy jo vetëm që nuk janë ndarë, por për më tepër lidhja e tyre forcohet akoma dhe më shumë me kalimin e viteve. Madje së fundmi e ftuar në emisionin “Pushime On Top” Mevlani tha se po vazhdon të merret me përgatitjet e dasmës së saj dhe të Shkëlzenit, por ende nuk e kanë përcaktuar datën, pasi duan të përzgjedhin një herë vendin. /revistawho.com