Armina jo vetëm që s’i bën bisht pyetjes mbi shtatzëninë, por jep edhe detaje

Armina Mevlani shprehu edhe njëhre dëshirën për një fëmijë në intervistën virtuale me fansat.

Megjithëse kjo nuk është hera e parë që bloggerja i përgjigjet asaj pyetjeje, fansat janë gjithmonë kuriozë nëse diçka ka ndryshuar në planet e saj.

“A do të ngelësh shtatzënë vitin që vjen?”, e pyet dikush dhe Armina nuk nguron të rrëfejë se dëshira e saj është e madhe. “I dua bebat. Dua që të ngel shtatzënë, por kur Zoti të vendosë. Nuk e di nëse do ndodhë këtë vit apo tjetrin”, ka shpjeguar ajo.

Pas kaq vitesh lidhje me Shkëlzenin është me vend që dëshirat e planet e tyre të përfshijnë edhe fëmijët. Të shohim si do shkojnë gjërat e nëse dëshira e Arminës do bëhet realitet shpejt./revistawho.com