Armina e dashuruar me “imperfeksionet” e veta (edhe gjuhësore)

Hera herës, Armina Mevlani zgjedh t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve të saj, duke shuar kështu edhe disa kuriozitete.

E pyetur se çfarë metode ka ajo për t’ia vënë vizën njerëzve toksikë në jetë, Mevlani është përgjigjur kështu: “Unë e kam rrethin me shumë pak miq të ngushtë nga fëmijëria, sepse koha e tregon kush janë ato që vërtetë të duan. Mendoj që nëse e sheh veten afër njerëzve toksik, thjeshtë mirë është shmangia duke mos i takuar më. Aspak me zënka”.

Pas këtij momenti Armina ka treguar dhe ca sekrete për fotot e realizuara, duke zbuluar dhe se nuk i ka aspak qejf filtrat dhe kush ia realizon ato.

“Varet disa herë shoqëria, disa herë fotograf. Mundohem t’i editoj vetë edhe pse nuk di fare të bëj photoshop. Kështuqë sic jam në foto jam në realitet. Arsyeja pse nuk përdor asnjëherë filtra. Nuk më pëlqen si dukem. Unë dua imperfeksionet”, ka shkruar ajo.

Armina ka treguar kështu që i do paparsosmëritë në përgjithësi, përtej pamjes, edhe në drejtshkrim. Përshembull nuk e ka fare problem që ‘toksik’ duhet me “ë” në fund, meqë është numri shumës apo papërsosmëri që duhet në vend të ‘imperfeksion’, sepse në fund të fundit në ‘Instagram’ askush nuk do t’ja dijë për gjuhën shqipe, pasi je më ‘cool’ në anglisht, plus me pak “imperfeksion”. Dhe Armina me siguri e ka kuptuar që këto papërsosmëri te bëjnë edhe më të dashur për ata që të ndjekin./revistawho.com