Armike pas sharjeve e rrahjeve/ Zbuloni vajzat e famshme shqiptare që urrehen për vdekje

Janë bërë të njohura me suksese të veçanta dhe kontribute personale, duke marrë famë nëpërmjet interpretimeve apo performancave spektakolare në film, art apo muzikë, shkruan In tv.al Por duket se këto vajza shqiptare VIP pas debateve, konflikteve, sherreve apo dhe rrahjeve mes tyre janë kthyer në armike të përbetuara. Zbuloni për cilat bëhet fjalë:

Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupi
Ka qenë ndoshta nga historitë e para të sherreve, që ka ndodhur gati një dekadë më parë. Rrahja mes dy këngëtareve të njohura të skenës kosovare, Adelina Ismaili dhe Leonora Jakupit ende sot e kësaj dite mbetet e pasqaruar tërësisht për publikun, por vetëm pak muaj më parë këngëtaret e i janë rikthyer asaj mediatikisht. Në një intervistë që i është bërë një nga këngëtareve më të famshme në të dy anët e kufirit, Adelina Ismailit, ajo ka thënë se “ka qenë rrahje, jam shpallur e pafajshme. S’ka qenë ndonjë tragjedi ndërkombëtare”. Ndërsa pyetjes nëse janë pajtuar, i është përgjigjur: “Nuk e shoh të arsyeshme. Jo pas asaj që më ka bërë pas rrahjes. Aq bukur e ka shfrytëzuar për karrierën e saj dhe për krijimin e lidhjeve me mediume të ndryshme. Për mua ka qenë ndryshe, se unë jam rugoviste, jam ende”, ka thënë Adelina. Pas deklaratave të Adelinës, nuk ka munguar reagimi i këngëtares tjetër të njohur Leonora Jakupi, e cila është shprehur se kërkon ballafaqim publik. “Asgjë nga ato që ka thënë nuk është e vërtetë. Nuk mund të dalë në një studio, ashtu kot dhe të thotë gjëra të paqena. Pse doli të flasë për këtë çështje pas 10 vitesh?! E ftoj në një debat publik, sepse, në ndryshim nga ajo, unë i kam gjërat e faktuara”, ka thënë Leonora Jakupi për “Prive”. Historia e rrahjes mes dy ish-miss-eve ka ndodhur 10 vjet më parë në backstage-t e një koncerti, ku bëheshin parapërgatitjet për regjistrimet e një spektakli për Vitin e Ri. Ende nuk dihen arsyet se përse ato janë zënë atë kohë, veç thashethemeve se rrahja e tyre më shumë ka qenë për çështje politike, sesa për çështje xhelozie.

Genta Ismaili dhe Dafina Zeqiri
Ato janë të dyja këngëtare shumë të njohura dhe të kërkuara kudo në Shqipëri, Kosovë dhe Diasporë. Sipas Albeu, duket se asnjëra prej të dyjave nuk gëzohet për suksesin e tjetrës. Kohët e fundit pas një konflikti që Genta Ismajli pati me menaxherin e saj personal, ky i fundit nuk ka hezituar të bëjë disa deklarata të forta kundër këngëtares, ku ndër të tjera ka theksuar se, “Gentën e tmerron suksesi i Dafina Zeqirit dhe e shan shumë atë”. Dafina dhe Genta kanë qenë rivale të flakta gjatë viteve të fundit, me një ndarje 50 me 50 të fansave.

Altuna Sejdiu dhe Adelina Tahiri
Dy këngëtaret nga Shkupi duket se nuk shkojnë fare mirë me njëra-tjetrën edhe pse asnjëherë nuk kanë folur publikisht për këtë. Sipas zërave që kanë qarkulluar, Adelina dhe Tuna janë bërë armike pasi të dyja janë përfolur për një flirt me Blerim Destanin. Blerimi duket se ka qenë molla e sherrit që dy këngëtaret të mos flasin me njëra-tjetrën, dhe të shmangin përherë ambientet e përbashkëta edhe pse në fund të kësaj historie Blerimi nuk rezultoi në një marrëdhënie me asnjërën prej dy këngëtareve që sot janë martuar. Në kohën që kanë qarkulluar këto thashetheme, Adelina ka pohuar se në jetën e saj e ka takuar vetëm një herë Blerim Destanin. Ndërkohë Adelina një armiqësi të heshtur të kësaj natyre e ka pasur me Genta Ismajlin për futbollistin Lorik Cana.