
Armend Rexhepagiqi nostalgji për Tunën e 2000-ës, kur ishte “vajza e mirë” dhe këndonte “Bileta”
Një këngë shqiptare e cila s’do të harrohet asnjëherë nga fansat. Këngëtarja Tuna Sejdiu, dikur ka bashkëpunuar shumë me këngëtarin e kantautorin Armend Rexhepagiqi, dhe këngët e saj në fillim të viteve 2000 ishin fantastike. Madje shpesh fansat e Tunës thonë se njëra ndër këngët e preferuara nga ajo mbetet kënga “Bileta”, ndërsa kjo këngë është edhe ndër të preferuarat e Rexhepagiqit. Në emisionin Prive javën që lamë pas, këngëtari ka rrëfyer se nga këngët që ai vetë i ka krijuar, kjo mbetet ndër të preferuarat e tij.