Armela Hyseni e “Big Brother” bëhet nuse

Ish-banorja e “Big Brother 9” Armela Hyseni ka nisur histori të re dashurie me një djalë para një viti, identitetin e të cilit ka preferuar ta mbajë sekret.

Disa ditë pasi ajo ndau në rrjetet sociale një foto, ku mbante kapur dorën e një djali, miq të saj të afërm treguan se modelja është përfshirë në një lidhje serioze, që komentohet si e para pas ndarjes nga Damiano Agalliu, me të cilin siç u tha më vonë u lidhën për lojë.

Armela-1

Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Armela ishte single dhe një ndër banoret më të diskutuara për ngacmimet nga djemtë dhe për pamjen e saj si një vajzë tërheqëse dhe me forma të rrumbullakosura. E duket se gjërat ndryshuan më vonë dhe ajo nuk është më një beqare e lumtur siç e prezantonte veten në intervista.

Nuk vonoi shumë dhe ajo publikoi një video, duke kënduar një këngë “Urime për dashurinë e re!” dhe pas kësaj, të gjithë komentuesit filluan të dyshonin se në jetën e saj patjetër kishte hyrë një person i ri. Ish-lojtarja, që vinte nga bota e modës në “Big Brother” ngacmoi kuriozitetin e fansave me një tjetër postim, pasi ajo publikoi një fotografi bardh e zi në “Instagram”, ku dukeshin duart e një djali dhe një vajze të kapura me njëra-tjetrën.

Armela-2

Siç shihej nga fotot, ajo ishte duke kaluar një natë romantike me të dashurin nën tingujt e muzikës dhe avujt e alkoolit. Mikeshat e saj tregojnë se nuk ka diskutim që ajo po jeton një lidhje të re, por për arsye që i di vetëm ajo, Armela ka menduar që ta mbajë dhe pak në mister këtë histori, që padyshim e bën të ndihet e dashuruar dhe e plotësuar.

Ndërkohë që këto ditë ajo ka pozuar e veshur nuse, kësaj here si modele e modës së re të fustaneve të nusërisë. Në fotot e reja, ajo gati nuk njihet për faktin se ka ndryshuar ngjyrën e syve me lente dhe qëndrimin seksi e ka zëvendësuar me atë klas.

Përveç seteve artistike të fotove që poston, ajo e ka shprehur hapur ambicien se synon botën e televizionit, por ende nuk ka arritur të jetë pjesë e tij, përveç disa emisioneve, ku e kemi parë si të ftuar. Sa i përket jetës private, pak kohë më parë ajo u përfol për një lidhje të mundshme me reperin shqiptar që bën karrierë në Londër, të njohur në muzikë me emrin Escobar. Ajo u fotografua në Tiranë në shoqërinë e ish-mikut milioner të Noizy-t, Emra Hajrizaj (reperi Escobar), i cili gjatë qëndrimit në Tiranë dha disa intervista, ku rrëfeu jetën e shtrenjtë që bën.

Armela-3

“Me Escobarin jemi njohur nga miq të përbashkët. Jemi thjesht shokë, që kalojmë mirë në grup shoqëror”. Duke qenë se ajo poston shpesh foto ku ekspozon jetën e bukur që bën, Armela ka treguar se ajo që shihet te fotot është jeta e saj e vërtetë.

Në një intervistë për “Panorama Plus” ajo është shprehur: “Madje, mund të them që nuk postoj aq momente të bukura nga jeta ime reale, pasi jam person që kam dëshirë t’i përjetoj dhe jo t’i fotografoj momentet. I ruaj në memorie. Pra, jeta ime virtuale është thjesht ‘sneak peek’ nga ajo çfarë realisht është jeta ime”. Armela ka shprehur publikisht dëshirën për të qenë edhe pjesë e muzikës si këngëtare dhe se po planifikon klipin e saj të parë.