Armaldo ua thotë në sy banorëve të “BBV”: Gruaja i ka mbajtur shënim kush më ka nominuar
Armaldo Kllogjeri është në dijeni të banorëve që e kanë nominuar brenda shtëpisë së “Big Brother Vip Albania”. Gjatë mbrëmjes së sotme, Armaldo u përshëndet me banorët të cilët e përshëndetën, por nuk harroi t’i tregonte atë që kishte mësuar. Maestro tha se gruaja e tij i kishte treguar se të gjithë banorët e kishin nominuar, përveç Oltës.
“Gruaja m’i kishte mbajtur shënim kush më kishte nominuar, përveç Oltës të gjithë më kishit nominuar”- tha Armaldo.
Ndërsa Olta u shprehu se largimi i Maestros i ka lënë shumë boshllëk.
“E kam përmendur shumë. Duhet ta pranoj se largimi i tij më ka lënë shumë boshëllëk”-tha Olta.
Kujtojmë se Maestro u eliminua të shtunën, pasi ishte në televotim me Kristin dhe Luizin.