Arlind Qori: Debati mbi oligarkinë ishte i pashmangshëm, Blendi Fevziu evitonte temën
Drejtuesi i “Lëvizja Bashkë”, Arlind Qori i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, foli për debatin në emisionin “Opinion” me Blendi Fevziun, ku theksoi se qëndrimi i tij kundër oligarkisë ekonomike ishte i qartë dhe i pashmangshëm ndaj edhe u zhvillua me tone të larta.
Ndër të tjera, ai tha se vetëm kur ka dalë nga studion e emisionit, ka parë popullaritetin e debatit, kjo sepse ajo që theksoi ishte censura në media.
“Nëse unë mendoj se diçka është e vëtetë, unë e them. Ne kemi qëndrim të fortë kundër oligarkisë dhe ujdinë e pistë që ajo bën dhe kontribuon në kapjen e medias dhe që shtrihet në mediat kryesore, dhe në TV Klan një ndër mediat kryesore. Mendova se kjo do të zgjaste 2-3 minuta, por drejtuesi i emisionit këmbëngulte që tema të mos ndryshonte dhe të flisnim vetëm për këtë çështje. Unë kam tentuar të them, hajde shkojmë te pyetja mbi raportet midis partive të reja dhe programin tonë, por zoti Fevziu vijoi të fliste dhe përballë të më kishte mua. Nuk e parashikoja që do të shkonte kështu debati. Kur mbaroi nuk isha i sigurtë për reagimin e njerëzve, por debati pati shumë popullaritet dhe mora shumë mesazhe përkrahëse, jo se u ankova, por doja të dilja te simptoma më e gjerë”– tha Qori.