Arjon Muça; stili modern i djalit të mamit

Modeli dhe ish-banori i “Big Brother”, Arjon Muça, është me fat pasi ka stiliste personale nënën e tij, Jona Muça. Këmishat, xhaketat apo kostumet shik të punuara nga ajo, ai i alternon me xhinset dhe xhaketat e lëkurës në stilin streetstyle. Ja si vishet në mbrëmjet gala dhe jetën e përditshme moderatori radiofonik, ish-finalisti i “Dancing with the stars”, i cili ka provuar dhe aktorin në “Tirana 14”.

Maj 2014
Në 1 vjetorin e televizionit “Agon Channel”, ku Arjon Muça punonte para dy vitesh si moderator kishte kombinuar kostumin gri me këpucët e kuqe. Një detajist si Muça nuk ka lënë pas dore aksesorët, siç është shalli dhe kombinimet e ngjyrave klasike.
Mars 2015
Në një prej puntatave të “Agon Channel Italia”, Arjon Muça ka bërë një kombinim ekstrem të kostumit blu, me jelekun dhe atletet. Veshje shumë e guximshme, që vetëm një guximtari si ai mund t’i shkojë.
Maj 2016
Kështu vishet në përditshmëri Arjon Muça. Xhinse në stilin boyfriend, xhaketa e lëkurës dhe çanta e zezë janë një kombinim shumë praktik për një djalë. Komplimentet i shkojnë për syzet, që i përshtaten shumë me portretin.
Qershor 2016
Në eventin e “Top Music Awards” që u organizua në muajin qershor, Arjon Muça ishte i shoqëruar nga motra e tij, Frensi. Kombinimi i xhinseve të grisura me atlete, kravatë e xhaketë është më i bukuri për djemtë.
Qershor 2016
Në dasmën e ish-aktores së “Al Pazar”, Rudina Dembacaj, Arjoni ka kombinuar kostumin e zi me këmishën në ngjyrë të hapur. Me këtë kostum duket se ka konkurruar dhëndrin në ceremoninë martesore të aktores së humorit.
Korrik 2016
Në spektaklin e ndarjes së çmimeve “Top Music Awards”, Arjoni parakaloi në tapetin e kuq në Pallatin e Kongreseve me kolegen e tij në “NRG Radio”, Julka Gramon. Kostumi shik i nxjerr në pah trupin e palestruar dhe prezencën e veçantë.
Shtator 2016
Një tjetër veshje e bukur në stilin “streetstyle” të ish-banorit të “Big Brother”. Atletet i ka kombinuar me bluzën e zezë dhe xhinset e ngushta, pa lënë mënjanë aksesorët siç është në këtë rast kapuçi i kuq.
Shtator 2016
Në eventin e prezantimit të modeleve të reja të makinave “Volvo” në Muzeun Kombëtar, Arjoni kishte përdorur ngjyrat gri dhe të zezë. Xhinset e grisura janë dashuria e tij, të cilat shpesh i kombinon me xhaketat e lëkurës.