
Arjon Muça i merr emisionin Xhani Shqerrës
Vetëm pak ditë më parë u përfol se ish-banori i “Big Brother”, Arjon Muça do të rikthehej në ekran duke iu bashkangjitur televizionit “Vizion Plus”. Lajmi i rikthimit tashmë është konfirmuar edhe nga vetë Arjoni nëpërmjet një postimi në Instastory. Ish-banori i “Big Brother” ka postuar një video nëpërmjet të cilës na tregon se ndodhet në studion e montazhit duke përgatitur materialet për emisionin “Living”, i cili pritet të nisë gjatë këtij muaji. Ky program prej vitesh është drejtuar nga Xhani Shqerra dhe Brunilda Lahe, por me nisjen e sezonit të ri televiziv do të ketë ndryshime, shkruan Iconstyle. Tashmë është zyrtare se Arjoni do të zëvendësojë Xhanin, të cilin prej vitesh ishim mësuar ta shihnim si moderator i këtij programi.
