
Arjon Muça fotografohet me të dashurën sekrete gjatë pushimeve
Moderatori simpatik, Arjon Muça që prej kohës kur mori fund lidhja me Viola Spiron është treguar gjithmonë e më i rezervuar për jetën e tij personale. Pavarësisht se ka zbuluar shumë pak, prej kohësh dihet që dikush ja ka vjedhur zemrën djalit bukurosh. Ai është kujdesur që fytyrën e vajzës të mos e zbulojë edhe pse fotot me të nuk ka nguruar t’i publikojë. Megjithatë dy të rinjtë nuk i kanë shpëtuar syrit të njerëzve gjatë pushimeve të fundit. ‘IconStyle’ ka siguruar një foto të çiftit nga pushimet në Jug të Shqipërisë. Arjoni dhe vajza misterioze po i shijojnë këto ditë vetëm në praninë e njëri-tjetrit, shkruan Who.
