Arjola zbret nga froni i katër të preferuarve; ata janë Beniada, Donaldi, Iliri dhe Einxhel

Katër banorë u zgjodhën mbrëmjen e djeshme si të preferuar nga votat e publikut dhe janë imunë nga nominimet për këtë javë. Ata janë; Beniada, Donaldi, Iliri dhe Enxhel. Emra që deri diku publiku i shikon në finale përveç emrit të Enxhel që ishte një surprizë.

Publiku ndoshta priste edhe emrin e Arjolës mes të preferuarve, por ajo nuk ishte. Ndoshta sepse loja e Arjolës sikur është fikur. Ajo duket sikur do që ta mbajë mirë me të gjithë dhe kjo gjë e ka penalizuar.

Enxhel tha që “nuk e prisja sepse unë e di veten, jam natyrë e vështirë, jam pa filtra dhe njerëzit ndoshta nuk e kuptojnë dot lehtë, i falënderoj nga zemra sepse më kanë surprizuar”.

Beniada u shpreh se është shumë e gëzuar pasi nuk e priste, “unë prisja të ishin Iliri, Arjola, Donaldi dhe Monika, nuk e prisja që isha e preferuar edhe unë, faleminderit”.

E pyetur nga Arbana si ndihet nga kjo, Arjola tha, “Jo s’ka problem se dinamikat e fundit që kanë ndodhur i kanë vendosur banorët në qendër të vëmendjes. Publiku na shikon siç jemi, ne nuk e shikojmë sot veten sepse po ta shikonim do ndryshonim diçka”.

Emisioni më i ndjekur i shqiptarëve në 2021 dhe 2022 tashmë ka hyrë në fazën e fundit. Duhen edhe tri javë për të shkuar në finale dhe treshja e fundit deri-diku dihet.