Arjola Shehut i mbyllin programin me VIP-a, kuzhina u besohet Alfio Rrotanit dhe Indrit Çelës
Në media ka qarkulluar një lajm ku thuhej se prezantuesja Arjola Shehu do të largohej nga “Tv Klan”. Burimet tregonin se Arjola do të largohej nga ky televizion për të zbatuar disa projekte të reja që kishte në kokë. Mirëpo mesa duket një gjë e tillë nuk është e vërtetë. Modratorja ka reaguar për herë të parë nëpërmjet një postimi në Instastory, ku ka hedhur aludimet për një largim të mundshëm. “Jam e detyruar të reagoj ndaj lajmeve të fundit, të cilat me bindje të plotë thonë se Arjola Shehu do të largohet nga “Tv Klan”. Burimet tuaja janë të pasakta. Arjola Shehu është pjesë e “Tv Klan”, shkruan moderatorja. Ndërkohë nga burime të afërta mësohet se Arjolës i kanë mbyllur programin “Kush vjen për drekë”, emisionin që u dedikohej personazheve VIP në kuzhinë. Ky format nuk do të transmetohet sezonin e ri. pasi është zëvendësuar me progamin e ri me titull “Bukë, kripë, zemër”, një udhëtim nëpër Shqipëri që moderohet nga kuzhinierët Alfio Rrotani dhe Indrit Çela./Story.al/