Arjola Shehu me 10 kilogramë më shumë, shikoni foton!
Arjola Shehu është një nga moderatoret më të ndjekura dhe më të dashura për publikun. Çdo sezon të ri, e kemi parë në formate që kanë rezultuar të suksesshme, por përtej ekranit ajo njihet edhe për fizikun e rregullt dhe pamjen gjithmonë të kuruar që tërheq vëmendje dhe komentohet në rrjete sociale.
Moderatorja ka zbuluar pak minuta më parë se dikur ka pasur 10 kile më tepër. Foton e ka publikuar në ‘Instagram’, pa treguar shumë detaje, por ne mund të themi se ndryshimi nuk është i madh dhe i dukshëm. Edhe sot, ajo vazhdon te jetë në formë shumë të mirë, megjithëse ka bërë disa ndryshime në ‘look’, shkruan Who. Kujtojmë se për herë të fundit, Arjolën e pamë në prezantimin e ‘Netët e Klipit Shqiptar’, ku u shfaq më në formë se kurrë dhe mori shumë komente pozitive.