Arjola formon të gjithë puzzle-n e jetës së saj, që nga divorci, azili, kthimi në shtëpinë e prindërve
Arjola Demiri ka treguar se ishte vetëm 21 vjeç kur ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ndërsa ka treguar tradhtinë e bashkëshortit.
Pas vendosi të divorcohej nga ky i fundit, Arjola u nis drejt Suedisë.
“Në 2014 kthehem nga Suedia në Tropojë. I përulem prindërve të mi që më hapën derën pa çarë kokën se çfarë thonin të tjerët. Nëna ime ka marrë borxh për fëmijët e mi. Depresioni më kishte lëshuar në tokë. Ngjitem në katin e tretë të shtëpisë dhe po matesha të vetëvritesha mami më vjen nga pas edhe më thotë e di sa kam vuajtur tu rris, ishte e dhimbshme, jo se nuk e dija por më tha ku do lesh fëmijët e tu, do të mallkojnë shpirtin. Për hir të tyre vendosa të ngrihem në këmbë, mami im nuk ka qenë dakord për divorcin, por që unë të luftoja dhe të mos hiqja dorë. Është e vështirë që vajzave në Tropojë që vajzave tu hapet dera. Ajo nuk është dakord për vendimin që kam marr sepse kam thënë që jeta ime i dedikohet tre fëmijëve të mi dhe ndoshta s’do martohem më kurë. Kam dashur ti kërkoj falje publike sepse i kam shkaktuar shumë dhimbje dhe e ka vuajtur ajo më shumë ndarjen time se sa unë. Do doja ti kërkoja falje të madhe”, u shpreh Arjola.
Nëna e saj i bëri një surprizë duke i thënë se është krenare për të dhe kjo e preku shumë aktoren, e cila foli sërish për historinë e dhimbshme./revistawho.com