Arjola Demiri: Burrat shqiptarë s’mbajnë dot bashkëshorten, por 10 dashnore po!
Aktorja Arjola Demiri ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin “Natën me Aulonën”. Gjatë ajo foli edhe për jetën private si dhe problemet qe ka hasur tek meshkujt shqiptarë.
Sipas aktores se divorcuar me tre femije, ka shume hipokrizi ne cifte. Ajo tha se nuk e kupton pse shumë çifte qëndrojnë bashkë për shkak të interesit, ndërkohë që pëlqejnë njerëz të tjerë.
Madje u shpreh mjaft e drejtperdrejte ne komentet se meshkujt shqiptarë nuk janë të aftë të mbajnë bashkëshorten, por ata munden të mbajnë 10 dashnore.
“Realiteti në Shqipëri është që meshkujt nuk janë të aftë të mbajnë një femër që është bashkëshortja e tyre, por janë të aftë të mbajnë 10 dashnore. Këtë nuk e kam kuptuar kurrë sepse dreqi ta hajë mos rri në një lidhje që nuk të bën të lumtur”, pohoi Arjola.
Bordo