Arjani – Mevlanit: Ke 6 muaj pa bërë gjë, je bërë si manjakët në tren
Në puntatën e sotme të “Përputhen” u transmetua takimi mes Antonelës dhe Mevlanit, një takim me puthje e përqafime.
Në një moment Mevlani i hoqi xhupin Antonelës dhe i preku pjesën e shpinës të zbuluar.
Teksa komentonte takimin e tyre, Arjani iu kthye Mevlanit duke e kritikuar për veprimet e tij e duke e krahasuar me manjakët që hipnin dikur në tren.
“Si ata që hipnin në trenat që shkonin për plazh dikur dhe u fërkoheshin vajzave. Ç’ishte kjo? Palidhje! E kuptojmë që ke 6 muaj pa bërë gjë, por duro dhe pak”-i tha Arjani duke shkaktuar dhe shumë të qeshura.