Arjan Konomi tregon për herë të parë pse Arbana Osmanit i ka mbetur hatri me të
Opinionisti Arjan Konomi ka zbuluar së fundmi arsyen se përse Arbana Osmani e ka hequr nga lista e ndjekësve në rrjetet e tij sociale.
Gjatë një videoje ‘Live’ në ‘TikTok’ teksa ishte nën shoqërinë e reperit Kleviol Ahmetaj, i njohur si Cllevio Serbiano, Konomi tregoi se moderatorja e ka hequr nga lista e ndjekësve në Instagram.
Edhe pse nuk ka pasur asnjë ballafaqim me Osmanin, Konomi tregoi se dyshon që e ka hequr pasi cilësoi Bora Zemanin si prezantuesen më të mirë në Shqipëri.
“Më ka heq nga ndjekësit. Unë se kisha marrë vesh por më shkruajtën njerëzit. I ka mbetur hatri kur kam thënë për Bora Zemanin që është moderatorja më e mirë, se kishte periudhë të vështirë. S’di të ketë gjë tjetër. Unë Arbana nuk të kam hequr, të kam xhan,”-tha ai.
Dhe mesa duket pas kësaj deklarate, Arbana e ka hequr nga Instagrami, pa dashur të sqarohet me atë që ka qenë edhe opinionisti i sezoneve të mëparshëm të “Big Brother” në Shqipëri.
Ndërkohë nuk dihet ende nëse Arjan Konomi do jetë opinionist në sezonin e ri të Përputhen që do të nisë së shpejti, por me ndryshime të mëdha nga sezoni i kaluar.