Arjan Konomi rishfaqet pas 5 vitesh, të hënën në ekran si opinionisti i vetëm i “Për’puthen”

Gazetari i njohur Arjan Konomi i rikthehet jetës publike, kësaj here si opinionist i formatit “Për’puthen”, që rinis transmetimin të hënën në ekranin e “Top Channel”.

Pas 5 vitesh mungesë larg Tiranës, për t’iu dedikuar krijimtarisë dhe kopshtarisë në fshatin Vuno në jug të Vlorës, Arjani vendos të ulet sërish në poltronin e opinionistit historik, në këtë program njohjesh që do të prezantohet nga Bora Zemani.

Autorja e programit, Olsa Muhameti zbuloi emrin e tij me anë të një postimi në Instagram, ku pyetjes së ndjekësve se kush do të jetë opinionisti ajo iu përgjigj: “Arjan Konomi. Jam shumë e kënaqur që pas rezistencës së tij këto vite ndaj ofertave televizive, është “Për’puthen” që e rikthen Arjan Konomin në ekran”.

“Për’puthen” ka në qendër vajza e djem që kërkojnë të gjejnë shpirtin binjak si pjesë e kësaj aventure televizive.

Programi do të transmetohet çdo mbrëmje nga e hëna në të shtunë, në fashën televizive 18:10-19:20. Produksioni arriti të bindë Konomin, si figura e duhur për të mbajtur peshën e këtij projekti të madh, si formati më i rëndësishëm televiziv i këtij sezoni televiziv në TCH. Arjan Konomi rikthehet në ekranin e “Top Channel” disa vite pasi ka qenë opinioinisti i spektaklit të famshëm “Big Brother”./www.story.al