Arilena në “Vogue Italia”, e zgjedhur mes 8 vajzave të fuqishme nga e gjithë bota
“MAXRIENY” nga stilistja Sara Wong debuton në Javën e Modës në Milano, ku do të prezantohet koleksioni i ri SS 2021. Për këtë rast, marka kineze e veshjeve në bashkëpunim me “Vogue Italia”, kanë oroganizuar eventi dixhital special të quajtur “Për gratë e fuqishme”.
Sara Wong, drejtuesja kreative e shtëpisë së modës, ka ftuar 8 talente ndërkombëtare që të interpretojnë dhe të flasin, teksa mbajnë veshur krijimet e saj. 8 gratë janë zgjedhur nga e gjithë bota, përfshirë SHBA-në, Italinë e vende të tjera, dhe secila prej tyre ka atë që përfaqëson koleksioni SS 2021: Balancën, elegancën, vendosmërinë dhe janë unike.
Këtu vjen dhe pjesa jonë pasi në video-n prezantuese të eventit, për disa sekonda shfaqet dhe artistja shqiptare Arilena Ara. Fituesja e Festivalit të Këngës duket se është zgjedhur nga Wong dhe “Vogue Italia” për të qenë pjesë e kastit të femrave të fuqishme, që influencojnë vajzat në të gjithë botën. Në klipin e shkurtër ajo flet për atë që ka veshur, si e bën të duket dhe si ndihet me të, ndërkohë që duhet të presim për ditën e eventit për të parë intervistën dhe ndoshta performancën e plotë.
Si të gjithë vajzat e tjera pejsëmarrëse, Arielna do të tregojë filozofinë e “MAXRIENY” dhe së bashku do të jenë pjesë e shfaqjes së modës që do të transmetohet në të gjithë botën në 23 shtator.
Në video po ashtu mund të dëgjoni vetë dizajneren Wong, e cila zbulon atë që e ka frymëzuar për këtë koleksion që do të përmbajë 20 veshje, kulturat dhe periudhat historike që kanë qenë gjithmonë të pranishme dhe të ndërthuruara në krijimet e saj.