Arilena Ara refuzoi t’i dorëzojë kupën Anxhela Peristerit? Ja ç’po thuhet në prapaskenë

Ditën e djeshme në media qarkulloi një lajm që Arilena Ara nuk është kontaktuar nga RTSH për të dorëzuar kupën artistit që do të fitonte festivalin e 59-ë.

Në fakt kjo deklaratë e nxjerrë nga burime pranë saj, nuk është aspak e vërtetë pasi burime pranë stafit të RTSH-së konfirmojnë për “Kryefjala” se Arilena është kontaktuar dhe nuk pranoi të vinte.

Burime pranë këngëtares pohojnë që Arilena ka qenë kundër zhvillimit të festivalit këtë vit, pasi pretendonte që në një kohë pandemie te vazhdonte të ishte ajo përfaqësuesja e Shqipërisë në Eurovizion.

Kjo gjë nuk mund të ndodhte pasi anullimi nga pandemia i këtij edicioni të Eurovizion ishte fati i keq i Arilenës dhe nuk mund të pengoheshin artistët e tjerë për të përfaqësuar Shqipërinë.