Arilena Ara prezanton motrën që e kritikon: “Ajo do që unë të jem e përsosur”

Arilena Ara ka postuar një foto në Instagram, ku shfaqet me motrën e saj, Ambrën. “Gjithnjë krah meje, gëzuar ditëlindjen Ambra, motra jote e vogël të do shumë”, shkruan Arilena. “Ambra më thotë gjithmonë pas performancave çfarë nuk shkoi sepse do që të jem e përsosur, mua më intereson gjithmonë ta dëgjoj mendimin e saj sepse është e sinqertë”, kujtohet të jetë shprehur, Arilena për motrën e panjohur në publik, kur ishte e ftuar tek “Rudina” pak kohë më parë.