Arilena Ara mes dy biondëve, menaxherit dhe të dashurit misterioz


Pak ditë më parë u publikuan në media disa foto të këngëtares së hitit “Nëntori”, Arilena Ara, ku shfaqej në krahët e një djali biond misterioz. Ata dukeshin mjaft të lumtur me njëri-tjetrin, teksa po shijonin pushimet në një jaht. Lajmi kaloi në heshtje, por e pyetur nga revista ‘Class’ lidhur me ato foto, Arilena pranoi lidhjen duke treguar se shumë shpejt do të zbulojë edhe sekretin. “Shumë shpejt, djali nuk do jetë më misterioz për ju. Do ta zbulojmë edhe sekretin!”, citohet të jetë shprehur Arilena 20-vjeçare. Më tej ajo tregoi se për karrierën e saj qëllimi kryesor është përfundimi i albumit muzikor, i cili do të vijë në gjuhën angleze. Ndërkohë kanë filluar aludimet nëse i dashuri i saj është shqiptar apo rus, nisur nga fakti se ajo së fundi udhëton shpesh drejt Moskës, pas famës që mori me këngën “Nëntori”. Ka disa nga ata që e ngatërrojnë me menaxherin e saj të besuar në muzikë, Popi Kolën, i cili aktulisht ka një model të ngjashëm të flokëve, me djalin që këngëtarja puthet në jaht. Mund të themi se asistenti i Vera Grabockës në “Klan”, ka punuar fort për karrierën muzikore të Arilenës, e cila ia ka besuar atij gjithçka. Që nga shpallja fituese e “X Factor”, publiku ishte dëshmitar i transformimit të adoleshentes së brishtë në bishën me forma të rrumbullakosura. Arilena Ara, fituejsa e edicionit të dytë të “X Factor Albania” i preku zemrat e fansave të saj duke i kënduar një humbjeje dashurie para dy vitesh në “Kënga Magjike”. Edhe pse vetëm 18 vjeçe, projekti i ri e çoi Arilena Arën në një tjetër nivel, duke i shtuar edhe transforimin e formave fizike tashmë shumë më të plota se më parë. Sa i takon jetës private ajo deklaroi se kënga me muzikë të Darko Doimitrov dhe vargje të Lindon Berishës nuk i dedikohej ndonjë personi konkret në jetën e saj. Por bie në sy fakti që më shumë se kushdo këngëtare tjetër, Arilena ëshë e vetmja që kalon pothuaj 24 orë në 24 me menaxherin e saj, Popi Kola. Ata u afruan gjatë puntatave të “X Factor”, kur Arilena garonte për fitoren. Kujtojmë që para dy vitesh ata u bënë pjesë e një incidenti në Prishtinë, ku persona të panjohur u thyen dhe u vodhën sendet personale në makinën e tyre./Panorama Plus