Arilena Ara e paska djegur, detajet e albumit i bëjnë fansat të padurueshëm

Pak ditë më parë, Arilena Ara paralajmëroi se së shpejti do të sjellë albumin e saj muzikor.

Në postimin në rrjete sociale, këngëtarja u shpreh se me “POP ART” dëshiron të përcjellë nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda saj.

“Sado që mundohem nuk kam fjalë mjaftueshëm për të shprehur ndjesinë. E lumtur të ndaj me ju lajmin që Albumin tim të parë e ndajnë vetëm pak ditë nga publikimi!

Në “POP ART” kam shprehur nëpërmjet muzikës të gjitha ngjyrat që jetojnë brenda meje!”, shkroi ajo.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arilena Ara (@arilenaaraa)

Ndërkohë së fundmi, ajo ka zbuluar se për albumin ka punuar me një sërë emrash të njohur si Darko Dimitrov, Mixey, Ylli Limani, Elinel etj.

Nga 13 këngë që përmban albumi, 5 prej të cilëve janë duete me Dafina Zeqirin, Noizy, Wendy, 2PO2 dhe Gjon’s Tears.