Arilena Ara apo një artist i ri? Andri Xhahu zbulon se kush do ta përfaqësojë Shqipërinë në ‘Eurovision 2021’

Ai ka treguar se disa shtete kanë vendosur që në Eurovizion të dërgojnë të njëjtët artistë të këtij viti me një këngë të re, ndërsa vende të tjera kanë zgjedhur një artist të ri me një këngë të re.

Shpërthimi i Covid-19 që prej në janar të këtij viti, anuloi edhe planet e festivalit “Eurovision 2020” por jo vetëm, pasi pritej që fituesja e festivalit të RTSH-së në vendin tonë, Arilena Ara do të përfaqësonte Shqipërinë.

Covid-19 bëri që festivali ndërkombëtar të shtyhej për vitin 2021, por është ende e paqartë çdo të ndodhë me përfaqësuesit e këtij viti. Në një kohë që nuk akoma një vendim zyrtar, Andri Xhahu, i njohur për pjesëmarrjen prej shumë vitesh në komentimin dhe dhënien e pikëve në Eurovizion për Shqipërinë, ka folur më shumë se çfarë do të ndodhë me pjesëmarrjen e Shqipërisë.

Ai ka treguar se disa shtete kanë vendosur që në Eurovizion të dërgojnë të njëjtët artistë të këtij viti me një këngë të re, ndërsa vende të tjera kanë zgjedhur një artist të ri me një këngë të re.

Por shtetet si Italia apo Suedia që kanë një festival të posaçëm ku zgjedhin këngëtarin, do dërgojnë një artist të ri dhe jo fituesin e 2019. Në këtë mënyrë pritet të veprojë edhe Shqipëria, pra siç shprehet Xhahu, në “Eurovision 2021” do të na përfaqësojë fituesi i ardhshëm i festivalit të këngës.

Në një intervistë me Julka Gramon, teksa ka folur për pushimet në Shqipëri, ai ka prekur edhe temën e Eurovizionit. Vitin tjetër me çfarë do të konkurojë Shqipëria“- ka qenë pyetja e Julkës.

Andri Xhahu: Shyqyr e bëmë pushim këtë vit, por unë po e them, disa shtete e kanë lënë që të konkurojnë me këngëtarin që ishte këtë vit, por me një këngë tjetër dhe disa shtete të tjera kanë bërë që të zgjedhin një artist të ri me një këngë të re. Në përgjithësi shtetet që kanë festival, si Italia apo Suedia, ato kanë vendosur që të shkojnë me artistin e vitit tjetër. Unë pashë që kishte dalë njoftimi që priten këgëtarët të sjellin këngët e tyre për festiavlin e fundvitit, por që festivali do të bëhet, dhe besoj se fituesi i këtij viti (2020) do të shkojë vitin tjetër.

Ndërkohë sipas sqarimit të Xhahut i takon që Arilena nuk do të mund të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision 2021”, por megjithatë ende nuk ka një njoftim zyrtar.

A.C/Dosja.al