Ariana kërkon ndihmë se kujt i ngjason më shumë Ana, Ermali nuk ia përton përgjigjen

Disa muaj më parë Ariana Fejzullahu dhe Ermal Fejzullahu u bënë prindër për herë të katërt me një vajzë, të cilën vendosën ta quajnë Ana. Dyshja nuk ka hezituar të publikojë pamje të ndryshme të vogëlushes, duke ndarë me të gjithë lumturinë e këtij momenti.

Së fundmi ka qenë Ariana ajo e cila ka kërkuar mendimin e të gjithë ndjekësve në ‘Instagram’, duke publikuar një foto të Anës, krah së cilës pyet se kujt i ngjan më shumë. Në këtë postim nuk ka munguar as reagimi i bashkëshortit të saj, i cili ka nxituar të lërë mendimin e tij. “Edhe pse më ngjan mua komplet, uroj ta ketë shpirtin tonë”, ka shkruar Ermali në foton e Anës.

Ermal-2

Ariana ka pohuar plot humor se i vjen shumë inat për këtë fakt, megjithatë realiteti është se e vogla është një kopje e tij. Kujtojmë se dyshja kanë shprehur publikisht dëshirën për të pasur një familje të madhe edhe me më shumë fëmijë në të ardhmen./revistawho.com