Ariana Grande publikon fotot e dasmës dhe është nusja më e thjeshtë që kemi parë

Ariana Grande i habiti jo pak mediat dhe fansat më 15 maj, duke i dhënë fund beqarisë. Ajo u martua me Dalton Gomez në një ceremoni martesore private të mbajtur në shtëpinë e saj në Montecito, Kaliforni. Dyshja zgjodhi të organizonte një ceremoni të vogël e intime por që kishte brenda shumë dashuri dhe lumturi.

27-vjeçarja dhe partneri i saj kanë vendosur që të kenë pranë vetes në këtë ditë të veçantë vetëm familjarët dhe miqtë e tyre më të afërt. Gjatë gjithë kësaj kohe në rrjet nuk ka qarkulluar asnjë foto e tyre, e më në fund sot Ariana publikoi disa foto nga dasma e tyre. Edhe në ditën e saj më të veçantë, këngëtarja nuk ka hequr dorë nga modeli i saj tipik i flokëve, duke bërë bisht klasik.

Po ashtu, ajo është treguar minimaliste në makeup dhe fustanin e nusërisë. Autorja e hitit “7 rings” nuk ka preferuar vello stil princeshe, por një fustan të thjesht, të ngushtë.

Dyshja ka marrë hapin e rëndësishëm pesë muaj pasi u fejuan. Ata kanë ndarë me fansat shumë pak detaje në lidhje me historinë e tyre të dashurisë.

Ariana dhe Dalton filluan të dilnin me njëri-tjetrin marsin e kaluar, gjatë izolimit, përpara se të shfaqeshin bashkë në publik në maj në videoklipin “Stuck With U” me Justin Bieber.

Pas kësaj, Ariana dhe Dalton filluan të postonin në lidhje me romancën e tyre në mediat sociale. Dhe ja ku janë tani, burrë dhe grua.

/News31