Ariana Grande nuk kursehet më, publikon fotot e ëmbla krah të dashurit në ditën e tij të lindjes
Ariana Grnde ka publikuar disa video të ëmbla ku shfaqet bashkë me të dashurin, Dalton Gomez, në ditën e tij të lindjes.
Këngëtarja 27-vjeçare postoi në Instagram një video krah së cilës shkroi: “Gëzuar ditëlindjen zemra ime, miku im më i mirë, pjesa ime e preferuar gjatë gjithë ditës. Të dua”.
Pjesë e videove ishte edhe një bisedë mes të dyve, në të cilën, me shaka po shprehnin mendimet se si fëmijët e tyre do të dukeshin në të ardhmen. Si duket, gjërat mes tyre mund të jenë duke u bërë serioze.
Ylli i “God is a Woman” ka qenë në një lidhje me Dalton në shkurt, pasi fansat zbuluan disa detaje në postimet e saj në Instagram.
Në fund të klipit, Ariana kërcente me Dalton-in, i cili ishte i izoluar me të, në dhomën e saj të gjumit , teksa përkëdheleshin me njëri-tjetrin.
Disa javë më vonë, çifti pranoi se ishin në një lidhje gjatë ditëlindjes së Ariana-s në qershor, ku fotot krah tij nuk munguan.
Nuk ka shumë informacione për mënyrën se si mund të jenë bërë bashkë, por është raportuar se kanë miq të përbashkët.
Një burim tha për “E! News”: “Ata kanë të njëjtin grup miqsh, pasi ai ka qenë kërcimtar. Prandaj është e mundur të jenë takuar përmes shoqërisë”.