“Arian Çani vdes në klub-in e striptizmit”, ç’ndodhi mbrëmë në 50- vjetorin e gazetarit
Mbrëme u krijuan shumë faqe të ndryshme online, që qëllimi i vetëm i tyre është që të përfitojnë sa më shumë të ardhura dhe famë, duke publikuar gjëra shumë të pavërteta. Një ngjarje aspak e këndshme ka ndodhur mbrëmë, ku u përhap lajmi se moderatori i njohur Arian Çani kishte ndërruar jetë, shkruan “Panorama Plus”.. Në fakt kjo nuk është aspak e vërtetë, madje ai dje ka festuar edhe 50-vjetorin e lindjes.
Teksa lajmi qarkullonte online, kjo situatë për Çanin u kthye në humor nga vetë ai, teksa drejtonte live emisionin e tij “Zonë e Lirë”. “RIP Arian Çani! Mirmbrema tokesore, nje lajm i hidhur ka shokuar boten e televizionit dhe jo vetëm. Sot ne moshën 50-vjecare gazetari dhe prezantuesi me karizmatik ne Shqiperi ka ndërruar jete pas nje incidenti ne nje strip club te Tiranes, i cili ka rezultuar fatal per gazetarin. Nga te pranishmit ne vendin e ngjarjes behet me dije se i ndjeri para se te largohej nga kjo forme jete ka leshur nje tingull te çuditshëm “Pyyyytehh”.
“Letra e vdekjes” që i kishin përgatitur në 50-vjetorin e lindjes, shkaktoi shumë të qeshura dhe batuta të hedhura nga Ariani, i cili e lexoi postimin e bërë për vdekjen e tij “live” para të gjithë teleshikuesve të tij.
Pra me pak fjalë nga ajo që pamë në emision na u krijua ideja që Çani e mori me shumë sportivitet dhe i falënderoi ata që e kishin shkruar letrën, pasi disa fraza të saj i pëlqyen shumë. Një pjesë tjetër e cila shkaktoi po ashtu të qeshura ishte edhe mesazhi i Kastro Zizos që u lexua po nga moderatori. “Shumë e bukur letra Çani, po e deshe pronarin e faqes ta tregoj unë”, i shkruante Kastro, Arianit.