Arian Çani: “Raporti në çift mbaron, kur njëri…”
Ai është një “cunam” i vërtetë, një nga moderatorët më të dashur për publikun. Arian Çani mban trofeun e së premtes për emisionin më të ndjekur ndër vite. Personazhe dhe karaktere mjaft interesantë, trajtesa ndryshe të temave, duke filluar që nga ato të politikës, për të vazhduar te lajmet rozë. Gjithçka merr një dimension tjetër tek “Zonë e lirë”. Ariani nuk lodhet kurrë së qenuri vetvetja. Një shpirt i lirë, pa komplekse që vjen në rrëfimin për “Gazeta Shqiptare“, për të ndarë me ne disa të fshehta, që jo çdokush i di. Këtë herë duke lënë larg petkun e moderatorit të suksesshëm, Çani na tregon se si është të heqësh dorë nga jeta e natës, pse ka folur së fundmi me veten, porosinë më të madhe që i ka dhënë të birit, për pasionin që ka për vrapin dhe politikën. Ai e sheh botën me plot ngjyra e këtë ua përcjell fëmijëve të tij. Gjithmonë vajzën e ka cilësuar si pikë të dobët. I pyetur se si e mendon çastin kur ajo do jetë para altarit, Çani parapëlqen të mos e mendojë fare. Më tej, ai na thotë se nuk do heqë asnjëherë dorë nga vrapi. Sa i përket politikës, moderatori pohon se e sheh si gjithë zanatet e tjerë.
Si është të heqësh dorë nga jeta e natës?
“Cool”.
Kompleksi më i fortë që ke mundur ta kapërcesh?
S’kam pasur komplekse.
Mendimi që ke për meshkujt posesivë?
Budallenj.
Për çfarë ke folur së fundmi me veten?
A mos jemi thjesht ëndrra e një qeni?
Si e mendon çastin kur vajza jote do jetë para altarit?
S’e mendoj fare.
Porosia më e madhe që i ke dhënë tët biri?
Që jeta nuk është bardhë e zi, por është me ngjyra.
Kur mbaron për ty një raport në çift?
Kur njëri ikën.
Ka diçka që nuk ka ndryshuar te gruaja jote, që nga çasti i parë që e ke njohur?
Vështrimi i saj.
Mendon se do heqësh dorë ndonjëherë nga vrapi?
Asnjëherë.
Me çfarë do e krahasoje politikën në Shqipëri?
Zanat si gjithë të tjerët. /Syri.net