Arian Çani në publik me vajzën, na prezanton për herë të parë me Joanën

Arian Çani ka ditur gjithmonë si të rrëmbejë vëmendjen e audiencës me tematika nga më të ndryshmet që trajton në emisionin e tij “Zonë e lirë”. Për këtë arsye mund të themi se ai është një ndër moderatorët më të ndjekur dhe të diskutuar në vend. Përveç kësaj publiku ka qenë gjithmonë i interesuar të dijë diçka më shumë nga jeta e tij private, por Çani është munduar ta mbajë sa më hermetike. Ai thuajse nuk ka bërë asnjë dalje publike me vajzën dhe bashkëshorten e tij, shkruan Who. Por këtë herë moderatori ka bërë një përjashtim dhe për herë të parë e shohim tek emisioni i “Rudinës” në një intervistë lidhur me amfiteatrin i cili u inaugurua ditën e djeshme. “Bukur shumë këtu po po, ja po presim të fillojë koncerti me Joanën edhe shyqyr që është koha e mirë dhe po e shijojmë , ka dal një gjë shumë e bukur, ja po e inaugurojmë sot me Joanën”, ka thënë moderatori duke i drejtuar mikrofonin vajzës së tij.