Argjentina Ramosaj bëhet e gjallë, rikthehet me disa fjalë për bashkëshortin
Prej vitit 2015 këngëtarja e njohur, Argjentina Ramosaj është martuar me partnerin e saj, Dukagjin Fetahun. Në po të njëjtin vit, ata e bekuan dashurinë e tyre me djalin, Noah. Shpeshherë në rrjetet sociale, Argjentina ndan me fansat foto të ëmbla nga momentet që kalon me ta. Së bashku ata kanë udhëtuar në disa vende dhe së fundmi ndodhen në Brezovicë, shkruan Who. Duket se ky udhëtim i tyre ka një arsye të veçantë. Dukagjini ka ditëlindjen dhe këtë e ka treguar Argjentina nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’. “Gëzuar ditëlindjen bashkëshorti dhe babai më i mirë në botë! Të duam shumë”,shkruan Argjentina krahas fotos.