Ardit Gjebrea zbulon vendimin e papritur për vazhdimësinë “E Diela Shqiptare”
Një nga moderatorët më të dashur për publikun, Ardit Gjebrea ka zbuluar sot vendimin për vazhdimësinë e programit që drejton prej vitesh ‘E Diela Shqiptare’. Programi, i cili që prej fillesave është transmetuar në ‘Klan Tv’, do vazhdojë të transmetohet në po të njëjtin televizion deri në vitin 2022.
Krahas një fotoje me pronarin e televizionit kombëtar, Aleksandër Frangaj, moderatori ka shpjeguar: “Sapo nënshkruam – ‘E Diela Shqiptare’ deri në 31 Korrik 2022! Prej 17 vitesh – pjesë e familjes Klan – një bashkëpunim dhe mirëkuptim perfekt”. Ky është një nga të paktat raste kur një program i këtij niveli qëndron në po të njëjtin televizion për kaq shumë vite. Siç edhe kuptohet marrëdhënia e drejtuesve të ‘Klan’ dhe stafit të programit që i dedikohet të dielave ka qenë shumë e mirë dhe kontrata e nënshkruar premton mirëkuptim edhe në vazhdimësi, shkruan Who.