Ardit Gjebrea me xhinse dhe pulovër, braktis Tiranën për Voskopojën

Moderatori i programit “E diela shqiptare”, Ardit Gjebrea braktisi Tiranën këtë fillim jave për të festuar Krishtlindjet me familjen në qytetin e Korçës. Larg kostumeve që e shohim të dielave në ekran, në fotot e fundit që ka postuar në Instagram, Arditi duket shumë këndshëm në stilin e veshjeve “casual”, me xhinse e pulovër. Disa foto ai i ka postuar nga Voskopoja, ku duket se është stacionuar pas Korçës, për të shijuar gatimet tradicionale.