Ardit Gjebrea i uron ditëlindjen Nexhmijes, publikon momentin emocionues me ikonën

Ikona e muzikës shqiptare dhe një ndër figurat më të dashura të publikut, Nexhmije Pagarusha, feston ditëlindjen e saj të 86-të ditën e sotme. Këngët e saj kanë mbetur thellë në memorien e popullit shqiptar dhe ende vazhdojnë të dëgjohen. Një ndër artistët që e ka uruar publikisht, ka qenë Ardit Gjebrea, i cili ka publikuar një video në ‘Instagram’ duke kënduar bashkë me Nexhmijen. “Është fat të kem këtë kujtim me ty dhe sot. Të jam mirënjohës në ditën tënde të lindjes. Gëzuar përgjithmonë”, ka shkruar Arditi. Sigurisht nuk kanë munguar komentet nga fansat e tij, të cilët vlerësojnë artin e Nexhmije Pagarushës, shkruan Who.