
Ardit Gjebrea s’i reziston bukurisë së Xhemi Shehut, lë komentin e veçantë në foton e moderatores (FOTO)
TIRANË– Moderatorja, Xhemi Shehu ka pozuar përkrah Ana Gjebreas, por në sy bie komplimenti i Ardit Gjebreas për moderatoren bukuroshe.
“Paske qenë edhe fotograf shumë i mirë pra,”- shkruan Xhemi Shehu në rrjete sociale, përkrah fotos që e bija e Arditit kishte shpërndarë.
“Hahahahaha me ty vetëm shkrepe dhe bëhet vetë foto,”- i përgjigjet moderatori Xhemi Shehut, duke i thënë komplimentin e veçantë.
Moderatorja që prej vitesh drejton emisionin e humorit “Portokalli” përkrah Salsano Rrapit, nuk rresht së marri komplimente për fizikun e saj të bukur!
(R.L/Dosja.al)