Ardit Gjebrea shpreh hapur vlerësimin për këngën e Anxhela Peristerit, këngëtarja e falenderon publikisht

Disa javë më parë, Anxhela Peristeri publikoi disa nga projektet e reja muzikore të cilat u pritën mjaft mirë nga ndjekësit e saj.

Së fundmi ka qenë moderatori i njohur, Ardit Gjebrea i cili ka shijuar këngën ‘Rashë n’dashni’ gjatë transmetimit të ‘E diela shqiptare’ duke pohuar se Anxhela e ka qarë këtë këngë.

“Faleminderit nga zemra për këto fjalë. Kur dalin nga goja jote kanë 10 herë më shumë vlerë”, ka shkruar Anxhela krah postimit ku ka etiketuar dhe Arditin duke e falenderuar për vlerësimin e tij.

Kujtojmë se Peristeri ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale, duke ndarë momente të ndryshme pranë detit.

revistawho.com