Ardit Gjebrea rezulton pozitiv me Covid-19, tregon çfarë do të ndodhë me “E Diela Shqiptare”
Producenti dhe moderatori i njohur, Ardit Gjebrea ka treguar se prej dy ditësh tashmë, ka rezultuar pozitiv me Covid-19.
Këtë e ka shpjeguar me një status të gjatë në Instagram, kur ka treguar edhe gjendjen e tij shëndetësore aktualisht.
“Dita e dytë – pozitiv!”, – shkruan Gjebrea. “Nuk po obobo-hem, sepse me temperaturë jo shumë të lartë jam. E ç’mund të bëjë njeriu i mbyllur në shtëpi? Mendon gjithmonë për punën dhe në fakt, me gjithë vështirësitë që na përballi koha, na zhvilloi instiktin e gjetjes së alternativës që në këtë rast do të thotë: E Diela Shqiptare do të zhvillohet të dielën, sigurisht bashkë, por nga shtëpia!”
Kjo nënkupton për fat të mirë se gjendja shëndetsorë e Gjebreas është e mirë dhe ne i urojmë shërim sa më të shpejtë.